Bunk’Art 2

Labirinti i të kaluarës së hidhur nën qendrën e kryeqytetit

Zbulimi i një tuneli të nëndheshëm në qendër të kryeqytetit ngjason me ato të jetës së antikitetit nën tokën e qyteteve të lashta të botës. Këto lloj zbulimesh i japin një frymë të re qytetit: lajmërimin se një pjesë e historisë ka përfunduar e një periudhë e re ka filluar. Bunk’Art 2, pothuaj 1000 metër katror në madhësi, është bunkeri i dytë anti-bërthamor në Tiranë i cili tashmë është kthyer në një eksperiencë interaktive të artit. Vendosur midis bllokut të ministrive në qendër të Tiranës, streha e nëndheshme ishte mbajtur e fshehtë nga populli i gjerë për një periudhë tepër të gjatë, deri sa u zbulua në vitin 2015.

I ndërtuar në vitet ’81-’86, nën themelet e Ministrisë së Brendshme, tuneli ishte një strehim anti-bërthamor i cili njihej me kodin “Objekti Shtylla.” Sigurisht i vlerësuar si një nga “veprat e mëdha” të regjimit, ky tunel është hallka përfundimtare e projektit paranojak të bunkerizimit të vendit, që nisi në vitet ’70. Një kupolë, në formën e bunkerit, indentifikon hyrjen e muzeut. Gjatë procesit së ndërtimit të tij si muze, ky vend u sulmua nga ish të përndjekurit politikë, si shenjë revolte kundër “vlerësimit” të një regjimi i cili keqtrajtoi aq shumë vetë. Ashtu si edhe shumë godina të tjera të ndërtuara gjatë periudhës së gjatë komunistë, ky vend rikthen kujtime të trazuara për një pjesë të madhe të popullit shqiptar. Kupola u dëmtua në disa vende të cilët nuk u riparuan qëllimisht që edhe këto dëmtime të jenë pjesë e historisë së këtij vendi.

Udhëtimi brenda këtij tuneli shfaq patologjinë e izolimit dhe paranojës së një periudhe 45-vjeçare. Secila prej 24 dhomave tregon një pjesë së historisë mbi persekutimin politik të rreth 100 mijë shqiptarëve prej vitit ’45-91. Dhomat e para shfaqin ekspozitën historike të krijimit të xhandarmërisë në ’12-’39, të forcave të rendit në ’39-’44, dhe sigurisht të policisë dhe Sigurimit gjatë Komunizmit, në ’44-’91. Udhëtimi behët më i errët jashtë këtyre dhomave, ndërsa renditen mbi 6 mijë persona të pushkatuar, 34 mijë të burgosur, dhe rreth 100 mijë të internuar. Fotografi, rrobat e të burgosurve, mjediset e survejimit, e shumë ekspozita të tjera tregojnë proceset e ndjekjes dhe përgjimit të shtetit gjatë komunizmit. Labirintet e memories nuk mbarojnë këtu. Thuhet se ky tunel është lidhja nëntokësore e të gjitha ministrive! Tuneli përfundon në bulevard, aty ku perëndon dielli, duke theksuar edhe një herë se çdo regjimi i vjen fundi, sin ë antikitet ashtu edhe në kohët e sotme. Simboli i një periudhe të re është pikërisht krijimi i një muzeu si Bunk’Art 2.

 

    Mërkurë-Djelë 9:00-16:00
    Rruga "Sermedin Said Toptani" , Tirana Get Directions
    1.5hr

Explore More